Ministria e Shëndetësisë e Kroacisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 275 raste të reja me COVID-19, ndërkohë një pacientë ka humbur betejën me këtë sëmundje, njoftoi index.hr të dielën.
Ky numër i të infektuarve është për 31 më i vogël se i para një dite, kur edhe u shënua rekord për një 24 orësh.
Sipas Ministrisë, në gjithë Kroacinë aktualisht janë 2203 raste aktive, e prej tyre 155 janë të hospitalizuar. Gjendja e 12 pacientëve është më e rënduar.
Deri më tash, në Kroaci janë shënuar 8.175 raste pozitive, ndërsa kanë vdekur 171 pacientë.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Kroaci 51 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
Në Kroaci 58 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 618 raste të reja të infeksionit
-
Në Kroaci, 84 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
Në Kroaci, 70 të vdekur në 24 orët e fundit
-
Në Kroaci 80 të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, 766 raste pozitive