Kombet e Bashkuara njoftuan sot se kanë zbuluar edhe 38 varreza të reja masive në rajonin qendror Kasai në Republikën Demokratike të Kongos.
Pas këtij zbulimi, numri përgjithshëm i varrezave arrin në 80, që nga fillimi i intensifikimit të konfliktit ndërmjet ushtrisë dhe njësive paramilitare lokale në gusht të vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarë të misionit të OKB-së në Kongo thanë për Reuters në Kinshasa, se varrezat janë identifikuar gjatë misionit të përbashkët me hetuesit ushtarakë të Kongos javën e kaluar, në perëndim të Kasait.