Policia në jug të Kinës është kapur në kamera duke u bërë paradë nëpër rrugë katër personave që i arrestoi, në një rast tjetër të turpërimit në publik të të arrestuarve, shkruan BBC.
Katër burrat akuzohen për trafikim të njerëzve nëpër kufij në Kinë, që kanë qenë të mbyllur kryesisht për shkak të COVID-19.
Të arrestuarit, të cilët ishin të veshur me veshje mbrojtëse, kanë kaluar nëpër rrugët e qytetit Jingxi në provincën Guangxi.
Ky turpërim është përcjellë me reagime të shumta online,. Imazhet dhe videot e incidentit, që ka ndodhur më 28 dhjetor, tregojnë katër burrat duke ecur me veshje mbrojtëse nën përcjellje të policisë, ndërsa mbanin pano me emrin dhe foton e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë
-
Misioni i dështuar për shpëtimin e gruas së lidhur me zinxhir në Kinë
-
Vazhdojnë protestat e ashpra në Kinë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
-
Dhuna shpërthen në Kinë pas vendosjes së masave të rrepta anti-COVID
-
Në Kinë arrestohet një person pasi dërgoi meme në një grup që “ofenduan” Policinë