Mattia Maestri, i ashtuquajturi “pacienti një” në epideminë shkatërrimtare të koronavirusit në Itali, është kthyer në fushën e futbollit gjatë fundjavës, pas shërimit, kanë raportuar mediat në këtë shtet.
Maestri, vrapues amator dhe ish-futbollist për një klub të divizionit të katërt, ishte diagnostikuar me COVID-19 më 20 shkurt, në vendlindjen e tij në Codogno, rreth 60 kilometra në juglindje të Milanos. Ishte ky rasti i parë i infektimit me virus përbrenda Italisë.
“Jam shumë mirë”, iu ka thënë ky 37-vjeçar mediave italiane, pas një ndeshjeje futbolli.
Maestri ishte liruar nga spitali më 21 mars, por babai i vdiq nga virusi dy ditë para lirimit të tij.
Italia ishte shteti i parë evropian që u mbyll shkaku i koronavirusit dhe që pësoi goditje të rëndë.
-
Futbolli ofroi festë për Italinë e goditur rëndë nga koronavirusi
-
Pacienti i parë me COVID-19 në Itali merr pjesë në garën e vrapimit
-
Koronavirusi kthehet në Serie A, një rast pozitiv te Parma
-
Mjeku i futbollit në Itali kërkon të përgjysmohet periudha e karantinës
-
Portieri i Atalantas shërohet nga koronavirusi