Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Emiratet e Bashkuara Arabe zbulohen 2,3 trilionë metra kub gaz

Dubai, 4 shkurt – Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zbuluar rezerva të mëdha të gazit natyror në rajonin midis Saih Al Sidra në Abu Dhabi dhe Jebel Ali në Dubai.

“Zbulimi i ri vlerësohet të ketë 2,28 trilionë metra kub rezerva të reja gazi”, deklaroi në Twitter, sunduesi i Emiratit të Dubait, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

“Një marrëveshje bashkëpunimi strategjik u nënshkrua mes Kompanisë Kombëtare të Naftës së Abu Dhabit (ADNOC) dhe Autoritetit të Furnizimit të Dubait, me qëllim zhvillimin e burimeve të gazit në zonën mes emirateve të Abu Dhabit dhe Dubait, si pjesë e një projekti të përbashkët të quajtur ‘Jebel Ali Project'”, shtoi ai.

Kjo shënoi zbulimin e dytë të madh të gazit natyror në Emiratet e Bashkuara Arabe në tre muajt e fundit.