Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Ekuador ekzekutohet një shqiptar, dyshohet për pazaret e drogës

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Iler Hidri, është ekzekutuar në Amerikën e Jugut, në Ekuador.

Ai është vrarë mbrëmjen e së martës teksa dikush e ka qëlluar me armë zjarri nga mbrapa, ndërsa plumbi i ka prekur edhe pjesën e qafës, bën të ditur Shqiptarja.

Ai kishte veshur një këmishë të bardhë, shapka, kishte me vete tre celularë dhe disa para.

Hetimet po vijojnë për të zbuluar më shumë rreth shqiptarit të vrarë me cfarë merrej dhe me cilët persona kishte kontakte.

Policia bastisi banesën ku mendohet se jetonte shqiptari, ndërsa dyshohet se vrasja mund te kete ardhur pas prishjes se pazareve te drogës.

Artikuj të ngjashëm