Dhjetëra shkolla në Atlanta kanë hequr kërkesën që nxënësit të mbajnë maska, dhe shumë të tjera ka gjasa që t’i bashkangjiten atyre para fillimit të vitit të ri akademik.
Derisa shumë shohin nevojën e vazhdueshme që të mbrojnë fëmijët dhe mësimdhënësit të cilët nuk janë vaksinuar, të tjerë po argumentojnë se maskat po i pengojnë studentët.
Në disa prej mbledhjeve të bordeve shkollore, ka pasur debate emocionale. Shumica e ekspertëve të shëndetësisë thonë se është ende shumë herët për të relaksuar rregullat për mbajtjen e maskave pasi që pak fëmijë janë vaksinuar dhe ata kalojnë orë të tëra në shkollë, raporton AP.
Edhe pse disa shkolla në SHBA vazhdojnë të jenë të mbyllura në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e virusit, distrikte në shtete nga Alabama deri në Wyoming kanë vendosur të heqin detyrimin për mbajtje të maskave te nxënësit.
-
Rikthehet bartja e maskave në disa spitale në SHBA për shkak të COVID-it
-
New Yorku i jep fund detyrimit të mbajtjes së maskës pas 28 muajsh
-
Rikthimi i maskave në shkolla
-
“Shpërthejnë” nxënësit amerikanë kur e kuptojnë se s'kanë për t'i mbajtur më maskat
-
Një nënë kundërshton maskat në shkollë për fëmijët e saj, si kërcënim përmend armët