359 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Britani, ka njoftuar qeveria të mërkurën. Shifra totale e të vdekurve në Britani, sipas të dhënave të Qeverisë, është 39.728.
Mirëpo, sipas një hulumtimi dyshohet se numri i të vdekurve është mbi 50 mijë.
Në Itali janë regjistruar 71 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orët e fundit, një rritje prej 55 sa ishte një ditë më parë, ka njoftuar Agjencia e Italisë për Mbrojtje Civile. Shifra totale e të vdekurve është 33.601. Ndërkohë janë regjistruar 321 të infektuar të rinj. Në total në Itali janë regjistruar 233.836 të infektuar me koronavirusin e ri.
Në Spanjë të mërkurën është raportuar për rastin e parë me fatalitet nga COVID-19 që nga e diela. Numri total i të vdekurve në Spanjë është 27.128. Numri i të infektuarve është rritur për 219, duke arritur në 240.326.
-
Britania regjistron rritje të vdekjeve nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
Mbi 1.000 të vdekur nga COVID-19 në Britani gjatë 24 orëve të fundit
-
Italia dhe Britania e Madhe regjistrojnë rritje të rasteve me COVID-19
-
Shifra të larta të të infektuarve me COVID-19 në Itali, Britani dhe Gjermani
-
113 të vdekur nga COVID-19 në Britani, 2 në Spanjë