Vlerësohet se 7 milionë fëmijë nuk janë të lirë, por të burgosur në burgje policie, qendra të paraburgimit për migrantë, shtëpi për persona me aftësi të kufizuara, institucione të qendrave sociale, sipas një studimi të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, transmeton ATSH raportimin e DPA-së.
Autorët deklaruan se vlerësimet e tyre konservatore shkojnë kundër Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, një pakt i OKB midis 200 vendeve që lejon ndalimin e personave nën moshën 18 vjeç si një masë afatshkurtër e zgjidhjes së fundit.
‘’Megjithëse është bërë përparim vitet e fundit për të adresuar problemin, duhet të bëhen shumë më tepër për të nxjerrë fëmijët nga institucionet penguese’’, deklaroi Manfred Nowak, një studiues austriak për të drejtat që drejtoi studimin.
“Është përgjegjësia jonë për t’u dhënë fëmijëve kujdestarinë e fëmijërisë së tyre,” shkroi ai.
Raporti paralajmëron se çrregullimet psikiatrike midis fëmijëve mund të rriten dhjetëfish gjatë paraburgimit dhe se fëmijët e lëshuar vdesin shumë më të rinj se ata që nuk janë arrestuar kurrë.
Ekipi i Nowak zbuloi se të paktën 410 000 fëmijë mbaheshin në burgje çdo vit dhe në paraburgim, ndërsa 1 milion mbaheshin në arrest policor.
-
Afro 1 milion gra nëpër burgje, ekspertët paralajmërojnë për “krizë globale”
-
Një në tetë gra në botë janë përdhunuar ose sulmuar seksualisht para moshës 18 vjeç, thotë UNICEF
-
OKB: 4.8 milionë fëmijë të zhvendosur që nga fillimi i pushtimit rus
-
Mbi 18,000 fëmijë emigrantë u zhdukën në Evropë prej 2018-s
-
168 milionë fëmijë në botë s’kanë shkuar në shkollë për një vit