Nga një aheng familjar në Bielefeld të Gjermanisë janë infektuar disa persona me koronavirus. Si pasojë e kësaj dhjetë shkolla është dashur të marrin masa kufizuese, ndërsa gjenden në karantinë rreth 900 persona, raporton tabloidi gjerman “Bild”.
Shifra totale e të infektuarve të lidhur me këtë aheng familjar është aktualisht 36. Kjo është bërë e ditur nga qyteti i Bielefeldit. Janë detyruar të karantinohen nxënës në disa shkolla, e po ashtu edhe mësues.
Sipas një zëdhënëse, bëhej fjalë për një festë private. Është thënë se numri i rasteve pozitive mund të rritet edhe më tej.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas shtimit enorm të rasteve, Gjermania ngulmon në respektimin e masave
-
Rajoni i Alpeve në Gjermani futet në izolim total
-
Një mjek shihet si fajtor për përhapje të infeksionit në Bavari
-
Mbi 40 shkolla në Berlin shënojnë raste me koronavirus dy javë pas rifillimit të mësimit
-
Romët nga Kosova dyshohet se përhapën koronavirusin në qytetin gjerman duke festuar Bajramin