Zyrtarët afganë thonë se është qëlluar për vdekje, një ish-prezantuese televizive.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Raimi tha se ish-gazetarja Mina Mangal, është qëlluar për vdekje në një qark të Kabulit mëngjesin e sotëm.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes e shfaqin trupin e Mangal të shtrirë në tokë e mbuluar me gjak. Ajo kishte punuar për më shumë se një dekadë si prezantuese në televizionin privat Tolo-TV dhe për televizionin kombëtar Shamshad TV.
Ajo gjithashtu ishte angazhuar në rrjetet sociale, ku kishte diskutuar për të drejtat e grave afgane në punë dhe për të drejtën e vajzave afgane që të shkollohen.
Së fundmi, Mangal ishte bërë këshilltare për kulturë në Dhomën e Ulët të Parlamentit afgan, e njohur si Wolesi Jirga, përcjell rel.
Edhe
Kërkohet drejtësi për gazetaren afgane të vrarë në Kabul
Raimi tha se Mangal është sulmuar më shumë se një person dhe se sulmuesit kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai tha se një njësi speciale e policisë po heton vrasjen e saj.
Askush deri më tani nuk ka marr përgjegjësinë për këtë vrasje.