Presidenti amerikan në largim, Donald Trump, në adresimin lamtumirës të martën, ka bërë lutje për administratën e re të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, por sërish ka refuzuar t’ia përmendë emrin pasuesit të tij demokrat, bazuar në pamjet e lëshuara nga Shtëpia e Bardhë.
“Këtë javë, inaugurojmë administratën e re dhe lutemi për suksesin e saj për një Amerikë të sigurt dhe prosperuese”, ka thënë ai në video.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tani, teka përgatitem ta bartë pushtetin tek administrata e re të mërkurën, dua ta dini se lëvizja që kemi nisur është vetëm fillimi”, ka shtuar ai.