Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ndihma e re e SHBA-së për Ukrainën kap vlerën prej 1,8 miliardë dollarësh

SHBA-ja ka vendosur të dërgojë 1,8 miliardë shtesë për ushtrinë ukrainase, si pjesë të një pakoje masive që për herë të parë do të përfshijë bateri për raketat Patriot dhe bomba të drejtuara me saktësi për avionët e tyre luftarakë, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë.

Vendimi ka ardhur në kohën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po qëndron në SHBA për të zhvilluar një takim me presidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë, raportoi Associated Press të mërkurën.

Kjo është hera e parë që Zelensky e ka lëshuar territorin e Ukrainës, prej që ka nisur lufta atje, më 24 shkurt.

Zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar në detaje ndihmën e re në kushte anonimiteti, për shkak se ajo nuk është bërë ende publike.

Ndihma sinjalizon një zgjerim të SHBA-së në llojet e armatimit të avancuar që do të dërgojë në Ukrainë për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit kundër asaj që ka qenë një breshëri në rritje e sulmeve raketore ruse.

Paketa, e cila pritej të shpallej të mërkurën, do të përfshijë rreth 1 miliard dollarë armë nga stoqet e Pentagonit dhe 800 milionë dollarë të tjerë financim përmes Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, e cila financon armë, municione, trajnime dhe ndihmë të tjera, thanë zyrtarët.

Artikuj të ngjashëm