Botë

Ndërpriten përkohësisht kërkimet për të mbijetuar në Miami

Autoritetet amerikane kanë vendosur ta shembin krejtësisht bllokun banesor, kur të dielën u konfirmua se stuhia tropikale po i afrohej Floridas. Meteorologët kanë parashikuar se shteti do të goditet nga stuhia gjatë së martës. Kryetari i qytetit Surfside, Charles Burkett, ka thënë se erërat e fuqishme gjatë ditëve të ardhshme do të bënin të pamundur kërkimin për të mbijetuar për shkak të rrezikut për rënie të gjësendeve të ngurta nga pjesa e mbetur e ndërtesës

Kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesës në afërsi të Miamit, të dielën janë ndërprerë përkohësisht për shkak të vendimit për t’u shembur pjesa tjetër e ndërtesës. Ekipet kanë shembur edhe strukturën e mbetur gjatë së dielës. Shembja e Champlain Towers South është bërë për shkak të shqetësimeve për sigurinë teksa Miami po përballet me një stuhi të fuqishme. Një pjesë e bllokut 12-katesh u shemb më 24 qershor. 24 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 121 të tjerë janë të zhdukur. Asnjë i mbijetuar nuk është nxjerrë nga rrënojat që kur nisën kërkimet e ekipeve të shpëtimit. Familjet e personave të zhdukur janë njoftuar paraprakisht për vendimin e ndaljes së kërkimeve. Autoritetet amerikane kanë vendosur ta shembin krejtësisht bllokun banesor, kur të dielën u konfirmua se stuhia tropikale po i afrohej Floridas. Meteorologët kanë parashikuar se shteti do të goditet nga stuhia gjatë së martës. Kryetari i qytetit Surfside, Charles Burkett, ka thënë se erërat e fuqishme gjatë ditëve të ardhshme do të bënin të pamundur kërkimin për të mbijetuar për shkak të rrezikut për rënie të gjësendeve të ngurta nga pjesa e mbetur e ndërtesës.

“Ishte e qartë se ndërtesa po paraqiste problem”, ka thënë ai gjatë së shtunës. “Jemi pajtuar se zgjidhja e vetme e problemit ishte shembja e ndërtesës”.

Shpërthimi i kontrolluar pritet të përfundohet për pak ditë, mirëpo sipas autoriteteve kjo nuk do të thotë se kërkimet për të mbijetuar kanë përfunduar.

“Do të fillojmë kërkimet për të mbijetuar sapo të sigurohet qasja në hapësirën e ndërtesës”, ka thënë kryetarja e Miami-Dade County, Cava Levina.

Dronët dhe pajisjet për pamjet tredimensionale janë sjellë në vendngjarje për të gjetur shenja jeta.

Kryetari i qytetit nënshkroi urdhrin për shembje të ndërtesës gjatë së premtes. Nuk ka detaje rreth kompensimit të pronarëve të apartamenteve.

Ndërkohë, zyrtarët kanë hetuar krejt blloqet e apartamenteve në këtë zonë. Deri më tani është e paqartë se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës 40-vjeçare. Sidoqoftë, gjatë javës së kaluar është konfirmuar se ka pasur lëshime në planin e ndërtesave.

Bordi i asociacionit të ndërtimeve ka konfirmuar emërimin e një grupi të pavarur për të mbikëqyrur krejt procesin ligjor për shembjen e ndërtesës.