Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Navalny dënohet me tri vjet e gjysmë burgim

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është dënuar me tri vjet e gjysmë burgim për thyerje të rregullave të lirisë me kusht, raporton BBC.

Navalny është dënuar nga një gjykatë në Moskë. Ai ishte arrestuar me t’u kthyer në Rusi muajin e kaluar. Ishte trajtuar në Gjermani që nga gushti për shkak të sulmit me agjent nervor. Mijëra përkrahës të Navalnyt kanë protestuar nëpër rrugë në Rusi. Dënimi i tij me kusht për përvetësim është konvertuar në dënim me burg. Në gjykatë ai e ka quajtur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, helmues, duke e fajësuar për sulmin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka vuajtur një vit arrest shtëpiak, dënim që do t'i zbritet nga dënimi total. 

Britania e Gjermania kanë kërkuar lirimin e Navalnyt.