NATO mbetet e përkushtuar në misionin e saj në Afganistan, pavarësisht nga njoftimi i SHBA-së për reduktimin e trupave të saj atje në 2 500 anëtarë personeli deri në mes të janarit 2021, sipas një deklarate nga Aleanca.
“NATO do të vazhdojë misionin e saj për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane të sigurisë”, tha zëdhënësja e Aleancës, Oana Lungescu, raporton ATSh.
“Ne jemi, gjithashtu, të përkushtuar t’i financojmë ato deri në vitin 2024”, shtoi ajo.
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi më parë kundër largimit kaq të shpejtë të trupave nga Afganistani, duke theksuar se vendi i shkatërruar nga konflikti mund të bëhet edhe një herë platformë për terroristët ndërkombëtarë, që synojnë vendet perëndimore.
-
NATO-ja do të tërheqë forcat nga Afganistani bashkë me SHBA-në
-
NATO-ja mbetet në Afganistan
-
Shefi i NATO-s paralajmëron kundër tërheqjes së nxituar nga Afganistani
-
Stoltenbergu hedh poshtë largimin e nxituar të NATO-s nga Afganistani
-
Zyrtari më i lartë i NATO-s nuk pret tërheqje shtesë të trupave amerikane nga Evropa