Shkaku i përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, NATO-ja ka tërhequr disa trajnues ushtarakë që kanë punuar me ushtarët irakianë në luftën kundër ISIS-it.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se stërvitjet në Irak janë anuluar përkohësisht, transmeton KTV. Për shkaqe sigurie, aleanca ka deklaruar se ka marrë masa të përkohshme - përfshirë ripozicionimin e personelit brenda dhe jashtë Irakut.
NATO-ja, që ka stërvitur ushtarët irakianë që prej vitit 2018, do të vazhdojë të jetë prezent në këtë vend.
Rreth 500 ushtarë të NATO-s janë në këtë shtet dhe shumica prej tyre janë tërhequr nga Bagdadi me helikopter.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadorët e NATO-s sot në takim të jashtëzakonshëm për krizën SHBA-Iran
-
SHBA-ja tërheq komplet forcat e saj nga Iraku në shtator
-
SHBA-ja kërkon riorganizim të madh të NATO-s, përfshirë zvogëlimin e trupave në Kosovë
-
Pentagoni zvogëlon misionin ushtarak në Irak
-
Tensionohen raportet mes SHBA-së e Iranit, evakuohet një pjesë e Ambasadës amerikane në Irak