Një fuçi naftë e papërpunuar Brent tejkaloi sot vlerën e 75 dollarëve, për herë të parë prej gati gjashtë muaj, e ndikuar nga ashpërsimi i sanksioneve amerikane ndaj Iranit.
Rreth orës 08:40 GMT (10:40 në Paris), fuçia e naftës së papërpunuar Brent e Detit të Veriut, që pritet të dorëzohet në qershor, arriti një vlerë prej 75,23 dollarë në Londër, në rritje me 66 cent në raport me vlerën në mbyllje ditën e mërkurë, pesëmbëdhjetë minuta pasi kulmoi me 75,42 dollarë.
Në Nju Jork, fuçia e “light sweet crude” (WTI) për të njëjtën datë ishte 20 cent më e lartë për të arritur në 66,09 dollarë, disa minuta pasi regjistroi 66,16 dollarë.
Çmimet u rritën të hënën pasi SHBA-ja njoftoi anulimin e përjashtimeve amerikane që u mundësonin disa shteteve të importonin naftë bruto iraniane pavarësisht sanksioneve të Uashingtonit/ATSH-AFP.
-
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent në 82 dollarë për fuçi
-
Nafta arrin çmimin më të lartë që nga fillimi i majit
-
Shtrenjtohet nafta, arrin në mbi 100 dollarë për fuçi për herë të parë pas dy muajsh
-
Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë brenda katër javësh
-
Rriten menjëherë çmimet e naftës pas deklaratave të Trumpit