Një fuçi naftë Brent nga Deti i Veriut shënoi sot një rënie nën 20 dollarë, niveli më i ulët që prej dhjetorit 2001, si pasojë e rënies së kërkesës për arin e zi dhe presionit që ushtrohet mbi stoqet e naftës bruto, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.
Rreth orës 12:25, një fuçi naftë Brent e Detit të Veriut për livrim në muajin qershor humbi 18,93% duke u shitur me 20,73 dollarë në Londër pasi kishte arritur në 18,10 dollarë tre orë më herët dhe ndërkohë që WTI po vazhdon të evoluojë në terren negativ.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra nën pragun e 20 dollarëve për fuçi ndërsa kriza si pasojë e koronavirusit i ri (COVID-19) vazhdon të ndikojë në rritjen e prodhimit së naftës për shkak të konsumit të ulët global.
Çmimi ndërkombëtar ra në 18,02 dollarë për fuçi, duke shënuar nivelin më të ulët që nga dhketori i vitit 2001, me një humbje ditore prej 29.27 % pasi të hënën u mbyll në 25,48 dollarë për fuçi.
Nafta bruto amerikane ra dje me rreth 20% duke u shitur me më pak se 15 dollarë njësia në Azi, niveli më i ulët prej më shumë se dy dekada, për shkak të uljes së kërkesës botërore si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) shënoi një rënie prej më shumë se 18,7% duke arritur në 14,84 dollarë për njësi në shkëmbimet e para aziatike.
Edhe
Çmimi i naftës në SHBA ka rënë në nivelin që nuk ishte parë që nga viti 1999
Për shkak të rënies së kërkesës së naftës të shkaktuar nga koronavirusi dhe rritjes së furnizimit grumbullues, prodhuesit e naftës kërkojnë me dëshpërim ruajtjen shtesë, e cila po mbaron me shpejtësi në të gjithë botën.
Më 12 prill vendet prodhuese të naftës OPEC+ ranë dakord për të frenuar prodhimin e tyre të përgjithshëm të naftës duke filluar nga muaji tjetër, një vendim që erdhi një muaj pas takimit të mëparshëm në Vjenë të Austrisë më 6 mars./AFP.