Qytetarët palestinezë të Izraelit e shohin fushatën kundër flamurit si një tjetër fyerje ndaj identitetit të tyre kombëtar dhe të drejtave të tyre si pakicë në shtetin me shumicë hebraike. "Flamuri palestinez ua kujton izraelitëve se këtu ka një komb tjetër, dhe disa njerëz nuk duan të shohin një komb tjetër këtu", ka theksuar Jafar Farah, i cili kryeson “Mossava”, grup avokues që promovon të drejta më të mëdha për qytetarët palestinezë të Izraelit
(AP) - Nuk është bombë, as armë apo raketë. Kërcënimi i fundit i identifikuar nga Izraeli është flamuri palestinez.
Javët e fundit kanë dëshmuar një zemërim të madh e të bujshëm të nacionalistëve kundër valëvitjes së flamurit të kuq, të bardhë, jeshil e të zi nga palestinezët në Izrael dhe në Jerusalemin Lindor të aneksuar nga Izraeli.
Përçarjet
Megjithatë, përçarjet rreth flamurit tregojnë histori më të gjatë ndërsa shpresat për paqe me palestinezët janë zvogëluar për përbërjen prej një të pestës së popullsisë së Izraelit që janë palestinezë. Ata për një kohë të gjatë janë parë si kolona e pestë, për shkak të solidaritetit të tyre me çështjen palestineze.
Qytetarët palestinezë të Izraelit e shohin fushatën kundër flamurit si një tjetër fyerje ndaj identitetit të tyre kombëtar dhe të drejtave të tyre si pakicë në shtetin me shumicë hebraike.
Edhe
Izraeli e ndalon flamurin palestinez në institucione
"Flamuri palestinez ua kujton izraelitëve se këtu ka një komb tjetër dhe disa njerëz nuk duan të shohin një komb tjetër këtu", ka theksuar Jafar Farah, i cili kryeson “Mossava”, grup avokues që promovon të drejta më të mëdha për qytetarët palestinezë të Izraelit.
Në javët e fundit autoritetet izraelite kanë bërë të pamundurën për të sfiduar ngritjen e flamurit palestinez. Policia në një funeral në Jerusalemin Lindor muajin e kaluar për gazetaren e mirënjohur palestinezo-amerikane të “Al-Jazeeras”, Shireen Abu Akleh, rrëmbeu flamujt palestinezë nga xhemati, thuhet se pas një urdhri nga një shef i policisë së qarkut për t'u siguruar që ngjyrat palestineze të mos valojnë në funeralin e ngarkuar politikisht.

Këto ngjarje arritën kulmin me një shtytje të ligjvënësve të opozitës për të ndaluar valëvitjen e flamurit palestinez në institucionet që marrin fonde shtetërore
Flamuri palestinez në universitetet izraelite
Dy universitete izraelite u kritikuan nga nacionalistët për lejimin e valëvitjes së flamujve palestinezë në ngjarjet e kampusit. Israel Katz, ligjvënës i lartë i opozitës, u bëri thirrje studentëve palestinezo-izraelitë që valëvitën flamurin të kujtojnë luftën që çoi në themelimin e Izraelit në vitin 1948, duke thënë se hebrenjtë "dinë të mbrojnë veten dhe konceptin e shtetit hebraik".
Një grup që promovonte bashkëjetesën mes palestinezëve dhe izraelitëve ngriti flamurin palestinez së bashku me atë izraelit në një ballë ndërtese jashtë Tel-Avivit, por autoritetet urdhëruan heqjen e flamurin palestinez disa orë më vonë.
Këto ngjarje arritën kulmin me një shtytje të ligjvënësve të opozitës për të ndaluar valëvitjen e flamurit palestinez në institucionet që marrin fonde shtetërore, të cilat do të përfshinin edhe universitetet dhe spitalet. Projektligji kaloi me shumicë dërrmuese në leximin e tij të parë të mërkurën, 63-16, megjithëse disa parti në koalicionin qeverisës munguan dhe koalicioni mund të kërkojë të bllokojë projektligjin për të ecur përpara.
"Në shtetin e Izraelit ka vend për një flamur: flamurin izraelit, këtë flamur", tha Eli Cohen, ligjvënësi që sponsorizoi projektligjin, nga zyra e Parlamentit izraelit, Knesset, ndërsa tregoi një flamur izraelit të varur pas tij. "Ky është flamuri i vetëm që do të jetë këtu", tha ai duke u duartrokitur nga disa ligjvënës.
Sipas Adalahut, grup i të drejtave ligjore për izraelitët palestinezë, valëvitja e flamurit nuk është krim sipas ligjit izraelit. Një urdhër policor u jep oficerëve të drejtën për të konfiskuar një flamur nëse "rezulton me prishje të rendit publik ose shkelje të qetësisë".
Qytetarët të nëpërkëmbur
Qytetarët palestinezë të Izraelit përbëjnë 20% të popullsisë dhe ata kanë pasur marrëdhënie të turbullt me shtetin që nga krijimi i tij në vitin 1948, kur qindra mijëra palestinezë u larguan ose u detyruan të iknin në ngjarjet rreth krijimit të shtetit.
Ata që mbetën u bënë qytetarë, por prej kohësh janë parë me dyshim nga disa izraelitë për shkak të lidhjeve të tyre me palestinezët në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor, territore që Izraeli i pushtoi në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Kjo ndjenjë u thellua vitin e kaluar kur shpërtheu dhuna e turmës në qytete të përziera hebraiko-arabe, me plaçkitje dhe sulme që plagosën banorët nga të dyja anët.
Edhe
Kërcënimi më i fundit i identifikuar nga Izraeli është flamuri palestinez
Qytetarët palestinezë janë përpjekur të integrohen në shoqërinë izraelite, duke arritur nivelet më të larta në sfera të ndryshme, duke përfshirë shëndetin, arsimin dhe shërbimin publik. Një parti islamike arabe për herë të parë në histori është tani anëtare e një koalicioni qeverisës. Por palestinezët në Izrael janë përgjithësisht më të varfër dhe më pak të arsimuar se hebrenjtë izraelitë, dhe ata kanë vuajtur prej kohësh diskriminim në strehim, financim qeveritar dhe punë publike.
Ndërkohë që ka pasur përpjekje në qeveritë e fundit për të trajtuar atë boshllëk socio-ekonomik, të drejtat kombëtare të palestinezëve janë rrënuar ngadalë me kalimin e viteve, veçanërisht pasi ndjenjat nacionaliste izraelite janë rritur.

Sipas Adalahut, grup i të drejtave ligjore për izraelitët palestinezë, valëvitja e flamurit nuk është krim sipas ligjit izraelit
“Është e drejta e jonë...”
"Është e drejta jonë të ngremë flamurin tonë palestinez", tha Alin Nasra, aktivist dhe student në Universitetin e Tel-Avivit. “Kjo është diçka që na dallon si pakicë brenda Izraelit”.
Yitzhak Reiter, president i Shoqatës së Lindjes së Mesme dhe Studimeve Islame të Izraelit, tha se zhurma kundër flamurit është pjesë e një ndjenje të nacionalistëve dhe disa izraelitëve që pretendojnë se po "humbin shtetin", duke paralajmëruar kundër nacionalizmit palestinez brenda kufijve të Izraelit.
Ai përmendi ligjet e mëparshme që ndalojnë komunat ose institucionet të shënojnë Ditën e Pavarësisë së Izraelit si ditë zie ose ligjin e shtetit hebraik që u përpoq të forconte karakterin e Izraelit si një shtet hebraik, por që qytetarët palestinezë e shihnin si një ulje të mëtejshme të statusit të tyre dhe goditje për identitetin e tyre kombëtar. Simbolet kombëtare të Izraelit - një shandan biblik, ylli i Davidit në flamurin e tij - nuk përfshijnë emblemat palestineze apo arabe dhe himni i Izraelit flet për dëshirën e shpirtit hebraik.
Flamuri, tha Reiter, "simbolizon armikun, por valëvitja e flamurit për ata që e kundërshtojnë atë, është e dëmshme për sovranitetin izraelit".
Izraeli dikur e konsideronte flamurin palestinez atë të një grupi militant, që nuk ndryshonte nga “Hamasi” palestinez apo “Hezbollahu” shiit libanez. Por pasi Izraeli dhe palestinezët nënshkruan një sërë marrëveshjesh të përkohshme paqeje të njohura si Marrëveshja e Oslos, flamuri u njoh si ai i Autoritetit Palestinez.
“Fiksimi” izraelit për “mëkatin e pushtimit”
E përditshmja e majtë “Haaretz” e qortoi projektligjin kundër flamurit, duke thënë se Izraeli kishte një "fiksim" me të, sepse ia kujton vendit "mëkatin e pushtimit" të tokave që palestinezët i duan për shtetin e tyre të ardhshëm.
Me bisedimet e paqes si kujtim i largët dhe pushtimin që po shtrihet, beteja për flamurin tregon se sa larg realitetit është shtetësia palestineze, me narrativën nacionaliste në Izrael që po kalon gjithnjë e më shumë në rrjedhën kryesore.
Edhe
Shalqiri, simboli i solidaritetit me palestinezët
Ronni Shaked, nga instituti kërkimor për avancimin e paqes, “Harry S. Truman” në Jerusalem, tha se kujton kohën kur politikanët mbanin në xhaketa flamurin izraelit dhe atë palestinez dhe që edhe ish-kryeministri agresiv, Benjamin Netanyahu, kreu aktual i opozitës dhe udhëheqësi më jetëgjatë i Izraelit, kishte një flamur palestinez të varur pas tij gjatë ngjarjeve me udhëheqjen palestineze kur marrëdhëniet mes palëve ishin më pak të ftohta.
"Nëse kemi frikë nga flamuri palestinez", tha ai, "do të thotë se kemi frikë të bëjmë çdo lloj paqeje me palestinezët".

Një palestinez debaton të premten e 27 majit 2022 me ushtarët izraelitë gjatë një demonstrate kundër heqjes së flamujve palestinezë nga kolonët hebrenj në postbllokun Havara, pranë qytetit të Nablusit në Bregun Perëndimor