Elon Musk ka mohuar raportet se ai ka folur me Vladimir Putinin përpara se të postonte një sondazh në Twitter me sugjerimet e tij për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.
Ian Bremmer, kreu i konsulencës së rrezikut politik të Grupit Eurasia, pretendoi se Musk i kishte thënë personalisht atij për bisedën me Putinin, shkruan BBC-ja të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor Musk i ka hedhur poshtë këto pretendime.
“Kam folur me Putinin vetëm një herë dhe kjo ishte rreth 18 më parë. Temë ishte hapësira”, shkroi Musk në Twitter.
Javën e kaluar, CEO i Tesla-s u kërkoi 107.7 milionë ndjekësve të tij të votonin për mënyrat për të zgjidhur luftën në Ukrainë.
Sugjerimet përfshinin një propozim për mbajtur votime në pjesët e pushtuara nga Rusia që Kremlini thotë se i ka aneksuar. Komentet e tij u mirëpriten nga Moska.
Multimiliarderi tha: “Rusia largohet nëse ky është vullneti i popullit”.
Presidenti Putin ka shpallur tashmë katër rajone të Ukrainës si pjesë të Rusisë, pas të ashtuquajturave referendume të denoncuara si mashtruese nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë. Rusia nuk kontrollon plotësisht asnjë nga katër rajonet.
Musk sugjeroi gjithashtu se bota duhet “formalisht” ta njohë Krimenë e pushtuar ilegalisht nga Moska në vitin 2014 si pjesë e Rusisë.
Në një gazetë, Bremmer shkroi se Musk i tha atij se presidenti rus ishte i “përgatitur për të negociuar”, por vetëm nëse Krimea do të mbetej nën kontrollin rus, nëse Ukraina do të pranonte një formë neutraliteti të përhershëm dhe nëse Kievi do të njihte aneksimin e Luhanskut, Donetskut, Khersonit dhe Zaporizhzhias.
Bremmer tha se shefi i SpaceX i tha atij se Putini tha se këto synime do të arriheshin “pa marrë parasysh çfarë” dhe se ekziston potenciali i një sulmi bërthamor nëse Ukraina pushton Krimenë. Por, Musk që atëherë i ka mohuar raportet.