Botë

Mungesë e oksigjenit në Tunizi, drejtori i një spitali nuk i ndalë lotët

Tunizia po përballet me gjendje të rëndë me COVID-19, ku numër i lartë ditor i të infektuarve është regjistruar. Tri ditë më parë me 6787 raste për 24 orë, atje u shënua rekord i rasteve që prej fillimit të pandemisë.

Problem është bërë edhe oksigjeni në disa spitale. Dëshpërimi për mungesën e oksigjenit është shprehur me të qarë nga drejtori i një spitali publik në Tunizi.

Në një video në Twitter shihet tek qan teksa bisedon për shkurtimin e oksigjenit në spital.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins, janë regjistruar 548,753 raste dhe 17,644 të vdekur në Tunizi që kur rastet e para u paraqitën.