Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe, ka rënë dakord të jap dorëheqje.
Mugabe, ka përgatitur edhe letrën e dorëheqjes me kushtin që atij dhe gruas së tij Grace Mugabe, do t’i jepet imunitet i plotë, transmeton Koha.net.
Burime të larta qeveritare, kanë bërë të ditur për Reuters se Mugabe qysh të dielën ka rënë dakord për dorëheqjen e tij por se ka thënë se nuk dihen detaje për largimin e tij.
Rezidenca shtetërore është vendi ku Mugabe është mbajtur nën arrest shtëpie dhe ku janë zhvilluar negociata për largimin e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë
-
Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
-
Presidenti i Madagaskarit largohet nga vendi pas rebelimit ushtarak
-
Macroni nën presion për dorëheqje ose zgjedhje të reja
-
Zelensky shpreh gatishmërinë të largohet nga posti sapo të përfundojë lufta