Zjarret po vazhdojnë ta shkatërrojnë Portugalinë dhe Spanjën në pikun e të nxehtit. Meteorologët kanë parashikuar se vala e të nxehtit ekstrem do të zgjasë të paktën deri në fundjavë. Me temperaturat shumë të larta tashmë në të dy shtetet iberike, parashikimi vetëm sa i ka rritur shqetësimet për zjarre.
Portugalia mund t’i ketë temperaturat më të larta. Meteorologët kanë njoftuar se masa e mbinxehur e ajrit dhe erërat e ngrohta afrikanë po i ngrenë temperaturat në Gadishullin Iberik përtej niveleve të tyre të zakonshme. Portugalia dhe Spanja e kanë filluar javën duke luftuar me një numër zjarresh në të dy vendet.
Të martën, mbi dy mijë zjarrfikës në Portugali vazhduan të luftojnë zjarret.
Si pasojë, njerëzit u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. Të shtunën qeveria e Portugalisë ka shpallur gjendje alarmi që do të zgjasë nga e hëna deri të premten. Spanja përjetoi një valë të nxehti në mes të qershorit që zgjati një javë dhe u tha se ishte më e hershmja e regjistruar në pothuajse 40 vjetët e fundit.