Gazeta “Sunday times” ka dalë me një shkrim duke theksuar se ambiciet e Rusisë ndaj Maqedonisë janë rritur dhe se Moska zyrtare në mënyrë direkte i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Shkupit, se a do të bëhet me të, ose do të pësojë edhe më tej.
“Maqedonia muajin e kaluar u gjet nën presion të drejtpërdrejt nga zyrtarë të qeverisë ruse, të cilët kërkonin që ajo të heqë dorë nga Perëndimi ose do të përballet me hakmarrjen”, shkruan kjo gazetë, transmeton INA.
Në këtë mision ka qenë i përfshirë ambasadori rus në Shkup Oleg Shçerbak, i cili kishte kërkuar pozicionime të qarta nga ana e qeverisë së Shkupit. “Rusia nuk ka nevojë për Maqedoninë, por Maqedonia nuk mund të mbijetojë pa Rusinë”, ka pohuar Shçerbak. Moska muajve të fundit ishte deklaruar hapur në mbrojtje të pushtetit të Nikolla Gruevskit në Maqedoni, duke atakuar partinë opozitare LSDM.
-
Shkupi reagon ndaj Moskës për çështjen e emrit të Maqedonisë
-
Moska paralajmëron Perëndimin për situatën në Maqedoni
-
Rusia kundër ndërhyrjes së perëndimit në Maqedoni
-
Moska thotë se s’mund t’i pranojë propozimet e SHBA-së për Ukrainën në formën aktuale
-
Rusia akuzon Perëndimin për “kërcënim të ekzistencës” së OSBE-së