Ministria ukrainase e Mbrojtjes publikoi pamje ku një grup i trupave ruse u godit nga një raketë.
Ministria shkroi në Twitter të hënën, se forcat ruse dinë vetëm të sulmojnë mbi popullatën civilë, e tash “duhet të mësohen si të sulmohen nga ushtria ukrainase”.
Të paktën gjashtë persona sa shihen në pamje, u mbuluan nga flaka dhe tymi i raketës, e nuk u bë i ditur më pas fati i tyre.
“Ushtria ruse di vetëm si ta sulmojë popullatën civile. Duhet të mësohen si të luftohen nga ushtria ukrainase. Për t'u siguruar që trajnimi është efektiv, ata duhet të dorëzohen”, u tha në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusët bien në pritën me granata, disa prej ushtarëve humbën këmbët
-
Shtatë të vrarë në sulmin me raketa ruse në një qytet në Ukrainë
-
Rusët kapen në kurth, si u bombarduan me disa predha nga Ukraina
-
Pamje të rënda, si u sulmuan rusët nga lartësia me granata [VIDEO]
-
Sulm nga ajri, si u kapën në befasi ushtarët rusë [VIDEO]