Momentet e lëkundjeve të tokës në Turqi janë filmuar nga një lojtar i video-lojërave, derisa po luante në kompjuterin e tij. Tërmeti 7 shkallësh që shkundi Turqinë la mbi 20 persona të vdekur ndërsa raportohen mbi 700 të lënduar
Lojtari ishte duke ndarë një video direkte me ndjekësit e tij dhe tërmeti filloi ta dridhte dhomën ku qënrdronte. Ai filloi të krijonte panikë dhe u largua nga dhoma për t’u bashkuar me familjarët. Dridhjet e kompjuterit të tij shtoheshin nga tërmeti ndërsa në video dëgjohen sendet duke u thyer. Më pas, dëgjohet edhe qeni i tij që fillon të bërtiste nga tmerri.
Massive earthquake in Aegean Turkish city of Izmir. Updated magnitude: 6.9
— Mehmet Solmaz (@MhmtSlmz) October 30, 2020
Live stream of this gamer shows how horrific the quake was. Many buildings reported to be damaged or collapsed. pic.twitter.com/TpTwtroACk
Tërmeti thuhet se zgjati rreth 35 sekonda ndërsa videoja e filmuar është bërë virale në rrjetet sociale. Ajo ka marrë qindra shikime dhe shpërndarje në Twitter.