Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka firmosur sot kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Dokumenti u firmos nga tre krerët e shtetit, në kryeqendrën Chisinau.
“Tridhjetë vjet ishin të nevojshme që Moldavia të arrijë pjekurinë. Sot vendi është i gatshëm të marrë përgjegjësi për të ardhmen e tij”, ka thënë presidentja Sandu, përcjell Reuters.
Në fakt, shumë shtete synojnë të përshpejtojnë procesin për t’iu afruar BE-së tash pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Një gjë të tillë, para dy ditësh e ka bërë edhe Ukraina.
Edhe Moldavia ka një territor të kontestuar, Transnistrinë, ku ka edhe trupa ruse.
“Duam të jetojmë në paqe, prosperitet, të jemi pjesë e botës së lirë”, ka shtuar presidentja Sandu.
We signed the Republic of #Moldova’s official application for EU membership together with President @sandumaiamd & Speaker @Igor_Grosu_md. A day on which we choose the path of freedom, prosperity and peace for all our citizens. We choose Europe, because Moldova is Europe! ???? pic.twitter.com/PLoEvU3fKm
— Natalia Gavrilita (@natgavrilita) March 3, 2022
-
Mijëra njerëz pro BE-së protestojnë në Moldavi
-
Ukraina dhe Moldavia hyjnë të hënën në fazën e parë të negociatave për anëtarësim në BE
-
BE-ja mirëpret rezultatin e zgjedhjeve në Moldavi: Fitoi demokracia dhe vullneti i popullit
-
Partia pro-BE në Moldavi drejt fitores
-
Zgjedhjet në Moldavi, partia pro-evropiane kryeson me 42%