Koalicionet që dolën pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, Bullgari, Irlandën e Veriut dhe Holandë, ka bërë që këto vende të përballen me pamundësinë për të formuar qeveri.
Një pasqyrë të kësaj “mode” e ka bërë AA dhe ajo duket si në vazhdim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Maqedoni, e cila në kohët e fundit ndodhet në krizë të thellë politike, që prej katër muajsh pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11 dhjetor 2016 nuk është mundur të formohet qeveria.
Në vend lindi opsioni për qeveri koalicioni pasi asnjë parti nuk arriti e vetme shumicën për të formuar qeveri në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të mbajtura si rezultat i një marrëveshjeje të nënshkruar mes katër partive politike me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian në krizën politike që vazhdon prej shumë vitesh.
Lideri i partisë fituese të zgjedhjeve me një diferencë të vogël, VMRO-DPMNE-së, dhe ish-kryeminsitri Nikola Gruevski, pavarësisht se u mandatua nga presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov për formimin e qeverisë nuk ka qenë i suksesshëm në bisedimet e zhvilluara për koalicion, dështim ky i cili ka thelluar edhe më shumë krizën politike që vazhdon prej vitesh.
Pasi Gruevski nuk arriti të formonte qeverinë brenda afatit të parashikuar, presidenti Ivanov njoftoi se mandatin do t’i jep atij që vërteton se ka siguruar shumicën në parlament. Gjithashtu edhe lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM) Zoran Zaev, që është partia e dytë që ka marrë më shumë vota në zgjedhje, nuk arriti të marrë mandatin pavarësisht se i paraqiti presidentit Ivanov nënshkrimet e deputetëve që dëshmonte se ka shumicën e nevojshme në Parlament.
Pavarësisht se Zaev u dakordua për formimin e qeverisë me tre partitë shqiptare të përfaqësura në Parlament që nënshkruan deklaratën e përbashkët, kjo nuk u pranua nga presidenti Ivanov. Partitë shqiptare nënshkruan një platformë nëpërmjet së cilës kërkojnë më shumë të drejta për shqiptarët në Maqedoni dhe të njëjtën e kanë vënë si kusht për pjesëmarrje në qeveri.
Ivanov ka theksuar se platforma shqiptare është e "importuar" për shkak se, siç thotë ai, është zyrtarizuar në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ndërsa VMRO-DPMNE njoftoi se kjo platformë është në kundërshtim me kushtetutën dhe se mund të shkaktojë ridefinimin e vendit. Partia maqedonase VMRO-DPMNE theksoi se ishte e papranueshme nga ana e tyre që gjuha shqipe të ishte gjuha e dytë zyrtare në të gjithë vendin e cila kërkohet në platformën shqiptare.
Për shkak se asnjë parti politike nuk ka shumicën për të formuar e vetme qeverinë, kjo platformë e nënshkruar nga tre partitë shqiptare ka një rol të rëndësishëm në punimet e koalicionit.
Reagimet ndërkombëtare
Mosdhënia e mandatit nga Ivanov për formimin e qeverisë nga ana e Zaevit shkaktoi edhe reagimin e komunitetit ndërkombëtar. Teksa opinioni publik në vend u nda në dysh në çështjen e mandatimit të Zaevit me këtë detyrë, krahas ambasadorëve të BE-së dhe të SHBA-ve në Maqedoni edhe Komisari evropian për Zgjerim Johannes Han kërkoi që mandati për formimin e qeverisë ti jepet Zaevit.
Hahn i cili vizitoi për herë të parë Maqedoninë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit ai u takua me presidentin Ivanov si dhe me liderët e partive që kanë deputetë në Parlament. Hahn i kërkoi Ivanovit të rishikojë qëndrimin e tij.
Edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini vizitoi Maqedoninë, e cila gjithahstu i kërkoi presidentit Ivanov që të ndryshonte qëndrimin e tij në lidhje me formimin e qeverisë. Ajo shprehu shqetësimet që kriza politike në vend të mos shndërrohet në krizë etnike.
Sekreteari i Përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) Lamberto Zannier vuri në dukje shqetësimin rreth situatës në vend dhe kërkoi që ti jepet fund krizës politike në vend.
Protestat dhe mundësia e zgjedhjeve të parakohshme
Kriza politike u përshkallëzua edhe më tej me protestat që filluan në muajin shkurt. Organizata e shoqërisë civile "Për Maqedoni të përbashkët" me protestat e zhvilluara këto ditë me pjesëmarrjen e mijëra personave reagon kundër platformës shqitpare. Protestuesit teksa shprehin hapur mbështetjen ndaj Ivanovit që nuk i dha mandatin Zaevit për formimin e qeverisë shprehen se janë kundër dygjuhësisë në Maqedoni.
Përderisa vazhdon thellimi i krizës politike në Maqedoni zhvillohen edhe bisedime mbi skenarët për daljen nga kriza politike.
VMRO-DPMNE-ja, vlerëson dalja nga kriza politike është refuzimi i platformës së partive shqiptare dhe krahas zgjedhjeve lokale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa LDSM-ja vazhdon të insistojë që mandati për formimin e qeverisë t'u jepet atyre.
Objektivi në Bullgari "koalicion me një partner të vetëm"
Edhe në Bullgari vazhdojnë punimet për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të mbajtura më 26 mars.
Bojko Borisov, lideri i partisë "Qytetarë për Zhvillim Evropian të Bullgarisë" (GERB) e cila në Parlamentin 240 vendesh arriti të marrë 95 deputetë, synon që në formimin e qeverisë së re të bëjë koalicion me një partner të vetëm.
Partia Socialiste Bullgare (BSP) që është vazhdimi i ish Partisë Komuniste e cila që nga 1989 qëndroi në pushtet për 45 vite në parlamentin e përfaqësuar nga katër parti ka marrë 80 deputetë.
Ndërsa në anën tjetër Koalicioni i Bashkuar Patriotik (OP) i formuar me bashkimin e tre partive nacionaliste ekstreme ka nxjerrë 27 deputetë, Partia Lëvizja e të Drejtave dhe Lirive (HOH) e formuar me shumicë të anëtarëve turq ka marrë 26 deputetë, dhe partia "Vullneti" e biznesmenit popullor Veselin Mareshki ka nxjerrë 12 deputetë.
Borisov i cili pritet që të mandatohet me detyrën për formimin e qeverisë nga presidenti bullgar Rumen Radev, ka vendosur që të bisedojë me OP për qëndrimin e tij për herë të tretë në postin e kryeministrit.
Sipas mediave vendase GERB-OP përpara se të hyjnë në detajet teknike të negociatave dypalëshe, bëhet e ditur se kanë arritur konsensus që qeveria e koalicionit që do të formohet të ketë jetëgjatësinë për katër vite dhe që ndarjet e pikëpamjeve të ndryshme të mundshme në të ardhmen të mos hapin rrugë për zgjedhje të parakohshme.
Ish ministri i Financave Vladislav Goranov që vazhdon bisedimet në emër të GERB tha se bisedimet kanë qenë të vështira dhe se nuk janë përafruar qëndrimet përveç parimeve kryesore por se mund ti eliminojnë ndarjet e pikëpamjeve deri më 19 prill.
Ndërsa Krasimir Karakaçanov një prej ish kryeministrave që flet në emër të OP tha se mendimet e ndryshme nuk përbëjnë kurrë pengesë për formimin e qeverisë së përbashkët.
Për shkak se Bullgaria do të marrë Presidencën e radhës me BE-në në fillim të vitit 2018 planifikohet se qeveria e koalicionit që do të formohet të qëndrojë në këmbë të paktën deri më korrik 2018.
Përpjekjet e Borisov për balancim mund të vështirësohen
Duket se do të ketë vështirësi në përpjekjet për balancim të Borisovit, kërkesa për t'u bërë ministër i Mbrojtjes Karakaçanov një nga bashkëkryetarët e OP-së e cila del në pah me qëndrimet armiqësore kundër Turqisë, me islamofobinë, diskriminimin, kufizimin e të drejtave të pakicave, dhe e cila është pro vazhdimit të politikave me Rusinë dhe një parti anti-NATO dhe me retorikë populiste kundër BE-së.
Ndërsa në anën tjetër kryetarja e përgjithshme e BSP, Kornelija Ninova ka njoftuar se në rast të dështimit të Borisov për formimin e qeverisë është e gatshme të marrë këtë detyrë nga presidenti që do të ndjekë procedurën kushtetuese.
Në një rast të tillë vihet në dukje se BSP përveç OP-së do të ketë nevojë për një partner të tretë madje për një partner të katërt të koalicionit.
Këto llogari që mund të shkaktojnë një rrugë pa krye në koalicion mund të sjellë në rendin e ditës 26 deputetët e HOH të cilët askush nuk ka dashur ti marrë si aleat në parlament.
Mbështetja e HOH e cila luan një rol kyç në çdo koalicion pavarësisht mendimeve të ndryshme në të kaluarën për hir të pushtetit, mund të çojë në pushtet BSP-në ku dhe në këtë mënyrë HOH mund ti kthehet rolit kyç politik të saj.
Në rast se dy partitë që kanë marrë më shumë vota në zgjedhje nuk arrijnë formimin e qeverisë, presidenti Radev mund ti japë këtë mandat një partie tjetër politike që përfaqësohet në parlament. Nëse kjo iniciativë rezulton negativisht presidenti do të jetë i detyruar të shpërbëjë parlamentin dhe të caktojë një datë tjetër të zgjedhjeve të parakohshme.
Është dhënë kohë shtesë për të formuar një qeveri në Irlandën e Veriut
Në Irlandën e Veriut e cila është një nga katër rajonet kryesore që formojnë Mbretërinë e Bashkuar, pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 2 mars ende nuk është formuar qeveria.
Irlanda e Veriut për shkak të ligjit të autonomisë së rajonit është e detyruar që të drejtohet nga koalicioni i një partie pro bashkimit me Anglinë dhe një partie separatiste.
Partia Bashkimi Demokratik (DUP) pro bashkimit me Anglinë e cila në zgjedhjet e parakohshme nxorri 28 deputetë nuk mundi të arrinte një konsesus në formimin e qeverisë së koalicionit me partinë separatiste Sinn Fein e cila nxorri 27 deputetë.
Sipas ligjit qeveria duhej të ishte formuar deri në fund të marsit, por pasi palët nuk arritën të dakordohen atyre i është dhënë kohë shtesë për bisedimet e qeverisë me qendër në Londër deri më 18 prill.
Në rast se nuk formohet koalicioni mund të vijë në rendin e ditës që rajoni të rilidhet sërisht nën qeverisjen e Londrës.
Qeveria e mëparshme e formuar nga DUP dhe Sinn Fein ishte prishur pas tërheqjes së partisë separatiste e cila bëri përgjegjëse lideren e partisë DUP dhe kryeministren rajonale Arlene Foster për humbjen e afërsisht 500 milionë stërlinave të shkaktuar nga zbatueshmëritë e gabuara në fushën e energjisë.
Sinn Fein nuk pranon një qeveri që do të jetë pjesë e Foster, dhe gjithashtu insiston në një sërë kërkesash kryesisht për njohjen si gjuhë zyrtare të gjuhës irlandeze lokale.
Qeveria qendrore e Mbretërisë së Bashkuar e cila formohet nga Anglia, Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut ndodhet në Westminster në Londër.
Në Holandë po kërkohet partia e katërt për koalicion
Në Holandë pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 15 mars vazhdojnë bisedimet për koalicion.
Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) e cila ka marrë më shumë vota në zgjedhje për të formuar qeverinë ka nevojë të paktën për tre partnerë. Bëhet e ditur se mes VVD, Partisë Kristian Demokratike (CDA) dhe Partisë Demokratike 66 është arritur marrëveshje në masë të madhe në bisedimet për koalicion.
Në negociatat për një parti të katërt në Holandë, alternativa e parë që vjen në pah është e Majta e Gjelbër (GL) e cila është partia që ka marrë më shumë vota pas këtyre tre partive.
Ekspertët politikë në vend nuk japin mundësinë se GL do të marrë pjesë në koalicion ndërsa vlerësojnë se GL është përfshirë në bisedime vetëm se është partia e pestë që ka marrë më shumë vota.
Në rast se nuk arrihet rezultat në bisedimet me GL pritet që bisedimet të zhvillohen me partinë Bashkimi Kristian (CU) e cila ka marrë 5 mandate të deputetëve.
Ndërsa në anën tjetër theksohet se asnjë parti nuk dëshiron të jetë partner në koalicion me Partinë e Lirisë (PVV) e cila është partia e ekstremit të djathtë nën udhëheqjen e Geert Wilders dhe e cila është partia e dytë që ka marrë më shumë vota në zgjedhjet parlamentare.
Në zgjedhjet e mbajtura në Holandë partia VVD mori 33 mandate, PVV 20, CDA 19, D66 19, Partia Socialiste (SP) 14, GL 14, Partia e Punës (PVDA) 9, CU 5 dhe Partia Denk 3 deputetë. Për formimin e qeverisë nevojiten të paktën 76 deputetë nga 150 sa ka Parlamenti.
