Një mjeke kryesore e ushtrisë amerikane dhe gruaja e saj, një mjeke civile, janë akuzuar për organizimin e një komploti për t'i ofruar informacione qeverisë ruse.
Jamie Lee Henry dhe Anna Gabrielian akuzohen se planifikonin të ndanin informacione konfidenciale për pacientët në një spital ushtarak amerikan, raportoi BBC-ja të enjten.
Dyshja dyshohet se i thanë një agjenti të fshehtë të FBI-së se ishin të motivuar nga patriotizmi për Rusinë. Ato u akuzuan për konspiracion dhe zbulim të informacionit të identifikueshëm shëndetësor, në një aktakuzë të ngritur në një gjykatë në Maryland, Baltimore, e cila u bë e ditur të enjten.
Prokurorët thanë se çifti dëshironte të ndihmonte qeverinë ruse "të fitonte njohuri mbi kushtet mjekësore të individëve të lidhur me qeverinë dhe ushtrinë amerikane".
Henri punoi në Fort Bragg, një bazë e madhe ushtarake në Karolinën e Veriut. Aktakuza thotë se ajo planifikoi të përdorte lejen e saj të sigurisë për të fituar akses në të dhënat private mjekësore nga spitali në Fort Bragg dhe një institucion tjetër mjekësor i paidentifikuar.
Edhe
Ushtarja australiane akuzohet për spiunazh për Rusinë
Ndërkaq, Gabrielian punoi në Spitalin Johns Hopkins në Baltimore.
Ajo dyshohet se i ofroi ndihmë ambasadës ruse në Washington disa muaj më parë, pas nisjes së luftës ruse në Ukrainë.
Në mesin e gushtit asaj iu afrua një person që pretendonte se punonte për ambasadën ruse, i cili në të vërtetë ishte një agjent i FBI-së.
Aktakuza thotë se gjatë takimit ajo i tha agjentit se “ishte e motivuar nga patriotizmi ndaj Rusisë për të ofruar çdo ndihmë që mundte për Rusinë, edhe nëse kjo do të thoshte të pushohej nga puna ose të shkonte në burg".
Edhe
Macronët do të paraqesin prova para gjykatës së SHBA-së se Brigitte është grua
Në një takim tjetër më vonë në të njëjtën ditë, Henry dyshohet se i tha agjentit se ajo ishte gjithashtu e përkushtuar ndaj Rusisë dhe mendoi të bëhej vullnetare për t'u bashkuar me ushtrinë ruse.
Henry ishte oficerja e parë e njohur në detyrë aktive e ushtrisë amerikane që doli si transgjinore, pasi ushtria ia dha lejen për të ndryshuar zyrtarisht emrin dhe gjininë në vitin 2015. Në të njëjtin vit që çifti u martua.