Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mision masiv për ta shpëtuar amerikanin që mbeti në një shpellë në Turqi

Një operacion masiv shpëtimi është nisur në Turqi pasi një amerikan u bllokua në kompleksin e tretë më të thellë të shpellave të vendit.

Rreth 150 punëtorë kanë punuar për të shpëtuar Mark Dickey, 40 vjeç, që kur u bllokua në shpellën Morca të shtunën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ishte bashkë-drejtues i një ekipi për të hartuar një pasazh të ri në shpellë kur filloi të vuante nga gjakderdhja gastrointestinale.

Federata Turke e Shpellave tha se operacioni ishte "kompleks" pasi ai ishte ngecur në një thellësi prej 1,120 metra.

Gjashtë njësi gjaku iu dërguan dhe gjendja e tij është stabilizuar të enjten. Gjakderdhja është ndalur dhe ai ka qenë në gjendje të ecë.

Ai përcolli një videomesazh nga brenda shpellës duke falënderuar ekipet e shpëtimit.

“E di se përgjigja e shpejtë e qeverisë turke për të më sjellë pajisjet mjekësore që më duhet, sipas mendimit tim, më shpëtoi jetën. Isha shumë pranë fundit”, ka thënë ai.

Yaman Ozakin, zëdhënës i Federatës, ka thënë se operacioni i shpëtimit mund të marrë më shumë ditë dhe shpejtësia varet nga gjendja e Dickeyt. Ai shtoi se edhe nëse Dickey do të mund të ngjitej vetë pa pasur nevojë për barelë, mund të marrë një javë shpëtimi.

Shpëtime në shpella me thellësi mbi 1,000 metra janë të rralla.

Në vitin 2014 një burrë u evakuua nga thellësia 1,148 metra në shpellën Riesending në Gjermani. 728 persona u përfshinë në operacionin e shpëtimit që zgjati 11 ditë.