Ministrja turke për Familje do të udhëtojë në qytetin holandez, Roterdam, përmes transportit tokësor, ka raportuar të shtunën agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadoly Agency.
Ky vendim vjen pasi qeveria holandeze i ndaloi aterrimin e aeroplanit ministrit të jashtëm turk.
Ministrja për Familje, Fatma Betul Sayan Kaya, është në gjermani për takime të ndara, thotë Anadoly, ndërsa shton se do të niset për në Holandë edhe përkundër anulimit të ngjarjeve që i kishte të planifikuara më parë.
Holanda i ka refuzuar të drejtën për aterrim aeroplanit të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, për arsye të sigurisë. Ai ka nisur një fushatë të ngjeshur me diasporën turke për të mbështetur propozimet e presidentit Tayyip Erdogan për fuqi të shtuara ekzekutive.