Liderët e Bashkimit Evropian kanë paraqitur zgjedhjet e tyre për top-pozitat e bllokut, ku për herë të parë një femër është propozuar për shefe të Komisionit Evropian.
Nominimi i ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, erdhi si befasi pasi pretendentët kryesorë u refuzuan, raporton BBC.
Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, është nominuar për të kryesuar Bashkën Qendrore Evropiane (ECB).
Njoftimet erdhën pas disa ditësh të negociatave të vështira, transmeton Koha.net.
Në përgjithësi, liderët e BE-së patën detyrë të nominonin nga pesë persona për top-pozitat.
Edhe Komisioni Evropian – Grup burrash i udhëhequr nga një gruaKryeministri liberal belg, Charles Michel, është nominuar për të zëvendësuar presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, ndërsa ai spanjoll, Josep Borell, është propozuar si shef i politikës së jashtme.
Roli i shefit të ECB-së aktualisht mbahet nga Mario Draghi, i cili u vlerësua shumë për ruajtjen e euros gjatë krizës së eurozonës.
Nominimet e tyre duhet të aprovohen nga Parlamenti Evropian.
Ndërkaq, Instituti kosovar EPIK ka bërë një përmbledhje për të nominuarit për pozitat kyçe të BE-së si dhe ka përmendur 6 hapat e mbetur drejt institucioneve të reja të BE-së.
Samiti i jashtëzakonshëm evropian sot ka nominuar kandidatët për pozitat kyçe të BE-së.
Ursula von der Leyen për Presidente të Komisionit Evropian, Charles Michel për President të Këshillit Evropian, Josep Borell Fontelles për Përfaqësues të Lartë për Punë të Jashtme të BE-së dhe Christine Lagarde për Presidente të Bankës Qendrore Evropiane.
Por, kush janë të nominuarit për pozitat kyçe të BE-së?
Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
Znj. von der Leyen, shtetase gjermane, është Ministrja aktuale e Mbrojtjes e Gjermanisë. Është e vetme Ministre që ka shërbyer pranë Kancelares Merkel qysh nga ardhja në pushtet e Kancelares në vitin 2005. Pas propozimit të sotëm për t’u emëruar si Presidente e KE-së, znj. von der Leyen duhet të votohet nga Parlamenti Evropian. Votimi pritet të ndodhë me 15-18 korrik, 2019. Në rast të emërimit të saj përfundimtar, kjo do të jetë hera e parë që një femër do të jetë Presidente e Komisionit Evropian qysh nga viti 1952.
Charles Michel, President i Këshillit Evropian
Z. Michel, shtetas belg, është Kryeministër në detyrë i Belgjikës qysh nga viti 2014. Para kësaj, ka qenë Ministër përgjegjës për Bashkëpunim Zhvillimor. Emërimi i z. Michel është përfundimtar pasi që nuk kërkon procedura të tjera.
Josep Borell Fontelles, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme
Edhe
BE-ja nisi një periudhë të re pesëvjeçare për herë të parë me një grua në krye të Komisionit
Z. Borell, shtetas spanjoll, është Ministër aktual i Punëve të Jashtme i Spanjës. Para kësaj, ka qenë President i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri 2007. Pas propozimit të sotëm për t’u emëruar si Përfaqësues i Lartë, z. Borell duhet të emërohet përfundimisht nga Presidenti i ri i Komisionit Evropian.
Christine Lagarde, Presidente e Bankës Evropiane Qendrore
Znj. Lagarde, shtetase franceze, është Drejtore aktuale Menaxhuese e FMN-së. Para kësaj, ka mbajtur disa poste ministrore në qeverinë e Francës, në mes tjerash Ministre e Ekonomisë, Financave dhe Industrisë nga 2007 deri 2011. Pas propozimit të sotëm për t’u emëruar si Presidente e Bankës Evropiane Qendrore, znj. Lagarde do të emërohet përfundimisht vetëm pas pranimit të rekomandimeve dhe opinioneve të Parlamentit Evropian dhe Bordit të Guvernatorëve të Bankës Qendrore Evropiane rreth emërimit të saj.
EPIK thotë se pas nominimit të sotëm të znj. von der Leyen për Presidente të Komisionit Evropian nga ana e Këshillit, përgjegjësia për vazhdimin e procedurës për konsolidimin e institucioneve të reja të BE-së kalon tek Parlamenti Evropian.
Duke marr për bazë nenin 17.7 të versionit të konsoliduar të Traktatit për Bashkimin Evropian, Deklaratën 11, shtojcë e traktatit, si dhe afatet kohore të konstituimit të institucioneve të BE-së të dala nga zgjedhjet 2014, Instituti EPIK thotë se janë gjithsej 8 hapa drejt konstituimit të institucioneve të reja.
Para nesh kanë mbetur edhe këto gjashtë hapa:
3 korrik: Mbahet seanca plenare dhe inauguruese e Parlamentit të ri Evropian dhe bëhet zgjedhja e Presidentit të ri të Parlamentit Evropian;
15-18 korrik: Parlamenti Evropian voton Presidentin e ri të Komisionit Evropian, me shumicën e votave (të paktën 376);
gusht/shtator: Shtetet Anëtare propozojnë Komisionerë të tyre, në konsultim me Presidentin e Komisionit;
shtator/tetor: Mbahen intervistat e Komisionerëve në komisionet parlamentare të Parlamentit Evropian;
tetor/nëntor: Votimi i përbërjes së plotë të Komisionit Evropian nga ana e Parlamentit, me shumicën e votave. Këshilli Evropian, me shumicë të kualifikuar, emëron Komisionin e ri Evropian;
nëntor: Inaugurimi i Komisionit të ri Evropian.
Edhe
Komisioni i ri i Ursula von der Leyen para sfidave të mëdha
Më poshtë gjeni infografikën për 4 nominimet e sotme dhe hapat e ardhshëm drejt institucioneve të reja të BE-së.

