Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri japonez jep dorëheqjen për lidhjet me kishën

Ministri i Ekonomisë së Japonisë, Daishiro Yamagiwa, ka dorëzuar dorëheqjen për lidhjet e tij me Kishën e Unifikimit.

Yamagiwa po përballej me kritika në rritje se po i mungonin shpjegimet në polemikën e përhapur që ka përfshirë dhjetëra ligjvënës të tjerë të partisë dhe ka tronditur Qeverinë e kryeministrit Fumio Kishdia.

Skandali ka ekspozuar dekada të lidhjeve të ngushta midis ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili u vra në korrik, Partisë së tij Liberale Demokratike në pushtet dhe Kishës konservatore të Unifikimit.

Vlerësimet e mbështetjes së Qeverisë Kishida u ulën lidhur me trajtimin e tij të polemikës së kishës dhe për mbajtjen e një funerali shtetëror për Abe.

Abe, në krye të trashëgimisë së tij përçarëse, tani shihet si figurë kyç pas lidhjeve kishtare të partisë qeverisëse. Kisha që nga vitet 1980 është përballur me akuza për rekrutim dredharak dhe shpëlarje truri të njerëzve për të bërë donacione të mëdha financiare.

Kryeministri Kishida ka thënë se të martën do ta emërojë pasardhësin e Yamagiwas.