Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka arritur në Gjermani, për të marrë pjesë në samitin e ministrave të Jashtëm të G7-s.
Ukraina dhe Moldavia janë ftuar që t’i bashkohen këtij takimi, i cili do të dalë me përfundime të shtunën.
Sulmet ruse në Ukrainë po vazhdojnë derisa G7-a pritet të diskutojë edhe për mundësinë e zhbllokimit të drithit ukrainas, në mënyrë që ai të arrihet të eksportohet dhe kështu të ndikojë në zbutjen e mungesës së tij në botë.
Artikuj të ngjashëm