Gjermania duhet t’i ngrijë asetet e oligarkëve rusë menjëherë, si pjesë e sanksioneve të Moskës, për pushtimin e Ukrainës, ka deklaruar ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck të enjten.
"Pasuritë e oligarkëve duhet të ngrihen menjëherë dhe unë supozoj se agjencitë përkatëse të qeverisë federale do të ndërmarrin hapat e nevojshëm”, u ka thënë Habeck gazetarëve në Berlin pas bisedimeve me drejtuesit e biznesit gjerman.
“Procesi i ngrirjes së aseteve të miliarderëve rusë në Gjermani do të përfshijë ministrinë e Financave dhe atë të Drejtësisë të Gjermanisë, si dhe kancelarinë”, ka shtuar ai.
Të mërkurën Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka thënë se po hap një njësi speciale për të ndihmuar në zbatimin e sanksioneve kundër zyrtarëve të qeverisë ruse dhe oligarkëve, duke synuar jahtet, avionët, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e tjera të tyre.
-
Rusia kërcënon me “hakmarrjen më të ashpër” nëse Evropa përdor asetet e saj për Ukrainën
-
Kryediplomatët evropianë të gatshëm për të ashpërsuar sanksionet ndaj Rusisë
-
G7-a nuk arrin marrëveshje përfundimtare për përdorimin e aseteve ruse për Ukrainën
-
Prokuroria gjermane kërkon konfiskimin e 720 milionë eurove, para të “ngrira” ruse
-
Italia ka ngrirë asetet e oligarkëve rusë