Ministri francez i Kulturës, Franck Riester, rezultoi pozitiv me koronavirus, bëri të ditur sot kabineti i tij, duke theksuar se ai është në formë të mirë dhe ndodhet aktualisht në shtëpinë e tij në Paris.
“Sot, ministri rezultoi pozitiv gjatë testit të bërë, pas shfaqjes së simptomave”, tha kabineti, duke përmendur se Riester kishte kaluar disa ditë në Asamblenë Kombëtare, javën e kaluar, ku edhe u konfirmuan shumë raste, raporton ATSH.
Zyra e kryeministrit theksoi se rregullat për ministrat janë të njëjta si për të gjithë francezët.
Pesë deputetë dhe dy anëtarë të stafit të Asamblesë Kombëtare janë infektuar me Covid-19, përfshirë dy zyrtarë të zgjedhur, që morën pjesë në mbledhjet e Komisionit për Çështjet e Kulturës.
-
Presidenti i Francës rezulton pozitiv në koronavirus
-
Ministri Kuçi rezulton pozitiv me koronavirus
-
Ministri Likaj rezulton pozitiv në testin për COVID-19
-
Kryeministri i Francës do të testohet për koronavirus pas kontaktit në “Tour de France”
-
Drejtori i “Tour de France” pozitiv në COVID-19, shqetësime edhe për kryeministrin francez