Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri amerikan i Drejtësisë akuzohet për fshehje të kontakteve me Moskën

Uashington, 2 mars – Një anëtar i ri i ekipit të presidentit amerikan, Donald Trump, ministri i Drejtësisë, Jeff Sessions është rrethuar nga kritikat e demokratëve, pas zbulimeve të së përditshmes “Washington Post” për kontakte me Rusinë.

Këto zbulime hedhin hije dyshimi mbi administratën republikane të presidentit, Donald Trump, i cili ka përgënjeshtruar disa herë lidhjet e veçanta me Rusinë gjatë fushatës zgjedhore 2016.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Moska është akuzuar për ndërhyrje në procesin e emërimit të presidentit amerikan.

E përditshmja “Washington Post” njoftoi dje në mbrëmje se Jeff Sessions, ish-senator, i cili kishte këshilluar gjatë fushatës Trumpin për politikën e jashtme dhe çështje të tjera, ishte takuar në korrik dhe shtator ambasadorin rus në Uashington, Sergei Kisliak.

Por, Sessions kishte deklaruar gjatë betimit para Senatit, gjatë fjalimit të tij në janar për t”u konfirmuar në funksionet e tij, se nuk kishte kontakte me rusët.

Në muajin shkurt, këshilltari për sigurinë kombëtare Trump, Michael Flynn, dha dorëheqjen pas zbulimeve për bisedimet që kishte pasur me ambasadorin rus në Uashington, ndërkohë që Barack Obama ishte president.