Mijëra vaksina kundër gripit janë gjetur në brigjet e Okuendos në Peru, gjatë një aksioni të fushatës për pastrimin e plazhit nga një organizatë joqeveritare.
Aktivistët dhe punëtorët kanë nisur mbledhjen e mbeturinave, duke raportuar për gjetjen e mijëra dozave të vaksinave.
Pamjet kanë vazhduar të postohen në mediat sociale.
Një aktivist i OJQ-së “Vida” i ka thënë agjencisë së lajmeve AP se mijëra doza vaksinash ishin prodhim i laboratorit gjerman, GlaxoSmithKline.
Ministria e Shëndetësisë ka mohuar se dozat ishin blerë nga autoritetet shtetërore. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja i jep Modernas 590 milionë dollarë për zhvillimin e vaksinës kundër gripit të shpezëve
-
Vitia bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal: Janë siguruar 85 mijë doza
-
Nis vaksinimi kundër gripit sezonal, MSH-ja i siguroi 85.000 doza
-
SHBA-ja do t’i paguajë 176 milionë dollarë për zhvillimin e një vaksine kundër gripit të shpendëve
-
14 QMF-ja në Prishtinë furnizohen me vaksina kundër gripit sezonal