Një marsh opozitar është organizuar në qendër të Limës para komandës së përbashkët të Forcave të Armatosura, duke bërë thirrje për ndërhyrjen e Ushtrisë kundër presidentit të porsazgjedhur të Perusë, Pedro Castillo. Protestuesit kanë valuar një flamur të madh peruan dhe kanë mbajtur pankarte me slogane si “Po demokracisë, jo komunizmit”.
Pas zgjedhjes së Castillos president të Perusë, shumëkush në vend ka shprehur pakënaqësinë dhe kritikët druajnë se Qeveria e tij majtiste rrezikon ta shpjerë vendin drejt politikave komuniste si në Venezuelë.
Qytetarët kanë thënë se nuk duan që vendi i tyre të kthehet në vatër komunizmi. Castillo i fitoi zgjedhjet e 6 qershorit kundër Keiko Fujimori të partisë Forca Popullore.
-
Kandidati i mbështetur nga Trumpi fiton zgjedhjet presidenciale në Kolumbi
-
Protestues pro dhe kundër Maduros mblidhen para gjykatës së New Yorkut
-
Pesë të vdekur nga një tërmet me magnitudë 5.5 në Peru
-
Kandidati pro-Trump kryeson garën në zgjedhjet presidenciale në Kolumbi
-
Zyrtare, Florentino Perez me kundërkandidat për president