Berlin, 20 maj – Një javë para zgjedhjeve për në Parlamentin Europian, mijëra mbështetës të Bashkimit Europian manifestuan në disa qytete gjermane në mbështetje të unitetit europian dhe kundër nacionalizmit.
Protestuesit në Berlin dhe Këln mbanin flamurë të BE-së dhe pankarta, ku kërkonin një Europë solidariteti në vend të një Europe nacionaliste.
Të paktën 50 000 pjesëmarrës ishin në Berlin, të cilët manifestuan nën moton ”Europë për të gjithë – zëri yt kundër nacionalizmit”.
Nga 23-26 maj zhvillohen zgjedhjet për në Parlamentin Europian, ku pritet që kandidatët e së djathtës ekstreme të mobilizojnë votuesit nacionalistë./DPA
Artikuj të ngjashëm
-
Mijëra njerëz protestojnë në Gjermani kundër AfD-së së ekstremit të djathtë
-
Komuniteti LGBTQ+ mblidhen kundër AfD-së në Gjermani
-
Protesta masive në Gjermani kundër rregullave të reja të propozuara për imigracionin
-
Fermerët protestojnë në Bruksel pak ditë para zgjedhjeve të BE-së
-
Rreth 400 milionë qytetarë do të votojnë në zgjedhjet e BE-së