Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merr flakë një anije me emigrantë në Detin Mesdhe

Një anije e cila ishte e mbushur me 34 emigrantë në Detin Mesdhe, është përfshirë nga një zjarr.

Një ekuipazh portugez i ka dhënë ndihmën e parë me ç’rast 34 emigrantët janë shpëtuar, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkaku i këtij zjarri ende nuk është bërë i ditur, madje arsyeja nuk dihet as nga vetë emigrantët.

OKB-ja gjatë ditës së sotme ka njoftuar se numri i emigrantëve të vdekur në Detin Mesdhe gjatë këtij viti ka shkuar më shumë se 1,700.

Gjatë javës së kaluar një varkë prej druri që mbante rreth 500 emigrantë, u godit nga një valë e furishme ku mbetën të vdekur 34 emigrantë.