Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi në 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, se kishte konflikte të shumta rajonale në botë dhe theksoi se paqja mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit dhe kompromisit.
Duke hapur Forumin e Paqes së Parisit, Merkel paralajmëroi se nacionalizmi është duke ngritur rrënjë në Evropë dhe më gjerë, transmeton KP.
Ajo vuri në dukje vullnetin shqetësues ‘të disave për të nxitur interesat e tyre dhe të injorojnë lidhjet’ që mbështesin paqen që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Kancelarja gjermane vuri në dukje se shumica e sfidave të sotme nuk mund të zgjidhen vetëm nga një vend, por në bashkëpunim me të tjerët, që kërkon një qasje të përbashkët në botë, raporton AP.
"Nëse izolimi nuk ishte zgjidhja 100 vjet më parë, si mund të ndodhë në botën e sotme të ndërlidhur?", tha Merkel, duke paralajmëruar se nëse nuk ka kompromis, nuk do të ketë as paqe.
-
Merkel dhe Macron nënshkruajnë marrëveshje të re bashkëpunimi
-
Scholz: Paqja në Evropë ruhet vetëm nëse kufijtë pranohen ashtu siç janë
-
Auf Wiedersehen: Merkeli në samitin e saj të fundit (mbase) të BE-së
-
Shpëtimi i BE-së, në duart e Merkelit
-
Merkeli paralajmëron se kriza me koronavirus është në fillim