Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka zhvilluar sot takimin e fundit të kabinetit përpara zgjedhjeve të së dielës, e cila po përgatitet për një mandat të katërt si liderja e ekonomisë më të madhe të Evropës.
Sondazhet kanë treguar se kryesimi i dikurshëm i Merkelit është zvogëluar në zgjedhjet e fundit, ndërsa partitë më të vogla, përfshirë Alternativa për Gjermaninë e krahut të djathtë (AfD) dhe mbështetësit e biznesit , Demokratët e Lirë (FDP), kanë fituar popullaritet.
Sipas sondazhit të përjavshëm të votuesve, i kryer nga instituti i votimit “Forsa”, popullariteti i Kristiandemokratëve konservatorë të Merkelit (CDU), dhe aleatët e tyre bavarezë të Unionit Kristiansocial ka rënë nga 40 për qind, që ishte në fund të korrikut, në 36 për qind në ditët e fundit të fushatës.
Megjithatë, sondazhet e opinionit kanë treguar se blloku CDU-CSU vazhdon të kryesojë ndaj rivalit kryesor, Socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD), anëtar të koalicionit të Merkelit gjatë katër viteve të fundit.
Gjithashtu, gjatë takimit të kabinetit u zhvilluan diskutime mbi një plan veprimi për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.