Angela Merkel po e “rikthen kontrollin” – nëse na lejohet ta përdorim frazën e suksesshme dhe motivuese gjatë fushatës së Britanisë së Madhe për daljen e vjetme nga Bashkimi Evropian.
Kancelarja gjermane shkaktoi stuhi të madh të dielën, sidomos në mediat që raportojnë në gjuhën angleze dhe nëpër media të fuqishme sociale në internet kur deklaroi se “ka marrë fund koha kur mund të mbështeteshim deri në njëfarë mase te të tjerët”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo po i referohej ndryshimit të qasjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj aleatëve historikë evropianë pas ardhjes së presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
“E Hekurta Angie”
Trumpi ka ashpërsuar gjuhën duke shprehur kritika ndaj shteteve anëtare të NATO-s për moskryerje të detyrimeve financiare sipas marrëveshjeve të aleancës perëndimore të mbrojtjes... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.