Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merkel dominon Schulzin në debatin televiziv

Kancelarja gjermane Angela Merkel mund te thuhet se fitoi debatin televiziv me rivalin e soj socialdemokrat Martin Schulz ne prag te zgjedhjeve parlamentare te 24 qershorit.

Sondazhet vlerësuan kancelaren kristiandemokrate në fund të debatit përballe 4 gazetarëve që zgjati 90 minuta dhe u transmetua live në 4 kanale televizive. Temat kryesore te debatit ishin emigrantet, terorrizmi dhe Turqia. Lidhur me këtë të fundit të dy rivalet ndanë të njëjtin mendim për ta parë Turqinë jashtë BE.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse unë do të jem kancelar i Gjermanise, do të kërkoj ndërprerjen e negociatave të Turqisë me BE për anëtarësim” u shpreh kandidati socialdemokrate. Ai akuzoi Merkel për një qëndrim shumë të butë ndaj presidentit turk Erdogan. Por Merkel tha prerë se ajo kurrë nuk kishte qenë në favor të anëtarësimit të Turqisë në BE dhe se sipas saj duhet parë gradualisht një mënyrë për ndërprerjen e këtyre negociatave.

Martin Shulz atakoi gjithashtu kancelaren aktuale Merkel edhe lidhur me çështjen e refugjateve. Ai tha se ishte gabim hapja e dyerve të Gjermanise për refugjatët ne 2015, pa u konsultuar më parë me partnerët europianë. Kjo sipas liderit socialdemokrat u lejoi njerëzve si kryeministri hungarez Orban apo lideri i partisë së maxhorancës polake Kazinski të injorojnë përgjegjësitë e tyre dhe t’i lënë gjithë punën dhe përgjegjësinë Gjermanisë. Po Merkel u mbrojt duke thënë se në atë moment ishte e domosdoshme marrja e një vendimi përballë krizës së thellë humanitare në dyert e Europës.

Lidhur me Korenë e Veriut Martin Schulz ishte i qartë në vazhdimësi të qëndrimit të tij për presidentin amerikan Donald Trump. Ai u përgjigj prerë jo kur u pyet nëse ishte presidenti Trump ishte presidenti i duhur për të zgjidhur këtë krizë. Por Angela Merkel nuk mendon kështu. “Nuk shoh një zgjidhje pa SHBA," u përgjigj kancelarja kësaj pyetjeje. Ajo më pas shton, "Duhet të thuhet qartë se nevojitet një zgjidhje paqësore dhe diplomatike" edhe përballë përshkallëzimit të orëve të fundit.

Sipas të gjithë sondazheve, liderja kristiandemokrate Anglela Merkel do të marrë një mandat të katërt dhe historik si kancelare e Gjermanisë.