Qyteti i dytë më i madh në Australi, Melburni do të bëjë mbylljen e tretë për të ndaluar përhapjen e variantit britanik të koronavirusit.
Zyrtarët australianë kanë bërë të ditur për 13 raste me këtë variant të ardhur nga një punëtor i karantinuar i cili ishte infektuar në një hotel në Melburn, shkruan BBC.
Mbyllja e tretë do të nis sot në mesnatë dhe do të përfundoj të mërkurën e ardhshme.
Pavarësisht kësaj, Qeveria ka njoftuar se turneu i tenisit “Australian Open” do të vazhdojë të zhvillohet në Melbur.
Shikuesit nuk do të mund ta përcjellin këtë ngjarje sportive që do të zhvillohet të shtunën i cili deri më tani ka lejuar deri në 30 mijë vizitorë në ditë. Tiketat do të rimbursohen, ka thënë drejtori i tuerneut Craig Tiley.
-
Australia konfirmon dy rastet e para me variantin e ri të COVID-19
-
Kryeqyteti australian vihet në izolim pas një rasti të vetëm me COVID-19
-
Protestohet kundër mbylljes në Australi, arrestohen dhjetëra persona
-
Varianti Delta po shkatërron mbrojtjen e suksesshme australiane
-
Australia merr vendim për rivendosjen e masave anti-COVID