Melbourni ka kaluar Sydney si qyteti më i populluar i Australisë për herë të parë që nga shekulli XIX.
Sydney e ka mbajtur me krenari këtë titull për më shumë se 100 vjet.
Por me rritjen e shpejtë të popullsisë në periferi të Melbournit, kufijtë e qytetit janë zgjeruar për të përfshirë edhe zonën Melton.
Shifrat e fundit të qeverisë, nga qershori 2021, e vendosin popullsinë e Melburnit në 4,875,400 - 18,700 më shumë se Sydney.
Byroja Australiane e Statistikave, përcakton “zonën e rëndësishme urbane” të një qyteti, duke përfshirë të gjitha periferitë lidhëse me më shumë se 10.000 njerëz.
“Me shkrirjen e Melton në Melbourn në klasifikimin më të fundit, Melburni ka më shumë njerëz se Sydney dhe ka pasur që nga viti 2018”, tha Andew Howe i ABS për gazetën Sydney Morning Herald.
Rajonet më të mëdha të një qyteti marrin parasysh "zonën e tij funksionale", thotë ABS, dhe përfshijnë popullsi që frekuentojnë ose punojnë brenda qytetit, por mund të jetojnë në qytete të vogla dhe zona rurale që e rrethojnë.