Një megaoperacion antimafia është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit në Italia, Gjermani, Belgjikë, në Vendet e Ulëta e në Amerikën e Jugut.
Operacioni i koordinuar nga Antimafia Italiane në bashkëpunim me autoritetet policore e gjyqësore të disa vendeve europianë ka çuar në ekzekutimin dhe urdhër arrestit ndaj 90 personave të konsideruar eksponentë të rëndësishëm të mafias kalabreze Ndrangheta.
Operacioni i drejtuar nga Drjetoria e Antimafias në Rexhio Kalabria, është frut i një hetimi të artikuluar në bashkëpunim me repartin investigativ të ngritur pranë Eurojust në një aksion të përbashkët kundër mafias kalabreze Ndrangheta e projektimit të saj në Europë e në Amerikën e Jugut.
Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në krim të organizuar mafioz, vrasje, trafik droge, zhvatje me dhunë. Mashtrim fiskal e riciklim parash.
Pak ditë më parë në një intervistë eskluzive për Ora News Prokurori i Antimafias italiane të Katanzaros në Kalabri Nicola Gratteri, u shpreh mbi shtrirjen kriminale të Ndranghetas e anëtarëve të saj në të gjithë Europën me afera e kapitale të përfiturara nga aktiviteti kriminal e të investuara në vende të ndryshme europiane e në Amerikën e Jugut.
Gjatë ditë një konferencë për mediat e mbajtur në selinë e Eurojust në Hagë e në selinë e Prokurorisë Antimafia e Antiterrorizmit në Rexhio Kalabrias do të zbardhen detajet e këtij operacioni.
-
Europoli shkatërron rrjetin kriminal që pastronte paratë e kokainës për mafitë italiane
-
Operacioni “Mega”, njëri nga të ndaluarit fliste për miliona
-
Droga nga Amerika e Jugut dhe Lindja përpunohej në Kosovë
-
Europoli godet rrjetin gjigant të drogave sintetike në Evropë
-
Europoli arreston figurat kyç të “Kartelit Ballkanik” në Gjermani