Mega aeroporti Daxing në Pekin është përuruar sot nga presidenti kinez, Xi Jinping.
Aeroporti ndërkombëtar i Daxing kushtoi 11 miliardë dollarë dhe shtrihet në një sipërfaqe 700 mijë metra katrore ose e barabartë me 98 fusha futbolli. Aeroporti ekzistues i Pekinit ishte i dyti në botë, pas atij të Atlantës, por autoritetet vendosën që vendit i duhej dhe një tjetër, për të përballur fluksin në rritje të udhëtarëve.
Fluturimi i parë nga aeroporti yll deti ishte ai një Airbus A380, që është avioni më i madh i pasagjerëve në botë./CNN
{gallery}
Artikuj të ngjashëm